Fun & Video

Nusja hodhi buqetën më shumë se që duhet, goditi tavanin dhe rrëzoi panelet mbi mysafirë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 03 May 2018

 

Gjatë një ceremonie martesore që është zhvilluar në Kinë, nusja ka bërë shumë dëm, në momentin që po e hidhte buqetën te beqaret.

Ky shenj që besohet se sjellë fat, bëri që nga tavani të bien mbi mysafirë, rreth 20 panele gipsi, transmeton Telegrafi

-Advertisement-

Ambienti është mbuluar nga pluhuri, ndërsa kamerierët janë angazhuar që t’i largojnë menjëherë tavolinat e dëmtuara. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar.

Veprimi i paqëllimshëm i nuses, është shpërndarë në rrjetet sociale kineze, ku nuk kanë munguar as mahitë.

“Mbasi deshi t’i lë radhën tavanit, që të martohet pas saj”, ishte një prej komenteve të shumta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera