Lajme

Todosijeviq: Do të punohet ekskluzivisht vetëm me marrëveshjet e Brukselit

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 04 May 2018

Qëndrim krejtësisht të kundërt kanë anëtarët e kabinetit qeverisës nga radhët e Listës Serbe me ato të kryeministrit Haradinaj, kur është fjala për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa kryeministri Haradinaj vazhdon të deklarojë se udhërrëfyes për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vartësit e tij referencë i kanë vetëm marrëveshjet e Brukselit. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ka thënë se u është bërë e qartë edhe përfaqësuesve të Bashkimi Evropian se do të punojnë ekskluzivisht në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Udhëzimet e qarta për punën e Ekipit Menaxhues janë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Përfaqësuesve të BE-së, që u takuan me anëtarët e Ekipit Menaxhues pas fillimit të punës, ata i kanë treguar qartësisht se ata do të punojnë ekskluzivisht në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel”, ka thënë për “Kohën Ditore” Todosijeviq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera