Lajme

Miftar Hyseni zgjidhjet ushtrues detyre i menaxherit të Trepçës

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 03 May 2018

Bordi Mbikëqyrës i Trepça në takimin e mbajtur të enjten ka emëruar Miftar Hysenin në pozitën e ushtruesit të detyrës së menaxherit, shkruan Infokusi.com.

Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve intensive për hartimin e draft statutit.

Gjatë kij takimi u bordi dhe menaxhmeti aktual i Trepçës u zotuan për transparencë, llogaridhënie dhe përkushtim deri në rimëkëmbjen e Trepçës.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë komunikatën.

‘Bordi Mbikqyrës i Trepça sh.a. bazuar në kompetencat mbi Ligjin për Trepça sh.a. është duke mbajtur takime intenzive për hartimin e draft statutit për ta përcjell më tutje për miratim nga Parlamenti i Republikës së Kosovës dhe aprovimin nga Qeveria e Kosovës.

Po ashtu në mbledhjen e rregullt të datës 03.05.2018 ka emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së menaxherit z. Miftar Hyseni deri në konsolidimin e plotë të strukturave udhëheqëse të Trepça sh.a.

Bordi Mbikqyrës i Trepça sh.a. dhe menaxhenti aktual i Ndërmarrjes janë zotuar se do të punojnë në zbatimin e detyrave të marra nga Qeveria e  Republikës së Kosovës dhe zhvillimin e Ndërmarrjes duke rimëkëmbur gjigantin Trepça. Transparenca, llogaridhënia dhe përkushtimi deri në funksionimin e tërësishëm të gjitha njësive afariste të Trepçës do të jetë prioritet gjatë punës se Bordit Mbikqyrës.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera