Mbi 2 milionë llogari bankare
Autori: Gazeta inFokus
13:04 | 03 May 2018
Sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës(BQK) në fund të vitit që lamë pas numri i përgjithshëm i llogarive bankare në vend ka arritur në mbi 2.1 milionë
Shtrirja gjeografike e bankave komerciale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka ndikuar që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në banka dhe rrjedhimisht pjesa më e madhe e tyre kanë llogari bankare, kartela bankare, kredi, etj.
Sipas Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës(BQK) në fund të vitit që lamë pas numri i llogarive bankare në vend ka arritur në mbi 2.1 milionë.
Për më tepër, 98.40 për qind e numrit të përgjithshëm të llogarive bankare janë të rezidentëve, ndërsa vetëm 1.60 për qind janë llogari të jorezidentëve.
‘Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2016, vitin e kaluar numri i përgjithshëm i llogarive bankare është rritur për 4.94 për qind’, thuhet mes tjerash në analizën e fundit tre mujore mbi përdorimin e instrumenteve të pagesave të BQK-së, duke shtuar se numri kaq i lartë i llogarive bankare mund të shpjegohet me faktin se një klient mund të ketë llogari në më shumë se në një bankë.
Terminalet ATM
Numri i përgjithshëm i terminaleve ATM (bankomatë) në fund tw vitit 2017 ishte 507 sosh. Të gjitha terminalet ATM që janë të instaluar në Kosovë ofrojnë funksionin e tërheqjes së parave, përderisa 172 prej tyre ofrojnë edhe mundësinë e deponimit.
Sipas Bankës Qendrore, pjesa më e madhe e bankomatëve është e koncentruar në qytetin e Prishtinës, kjo për shkak të numrit më të madh të qytetarëve dhe bizneseve në kryeqytet.
Terminalet POS
Terminalet POS (pikat e shitjes) u mundësojnë klientëve kryerjen e pagesave me kartela pa pasur nevojë për para të gatshme. Kjo është një mënyrë shumë e lehtë dhe e sigurt e kryerjes së pagesave për mallra, apo shërbime të ndryshme.
Në fund ë vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i terminaleve POS ishte 12.084 dhe krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak terminalet e tilla janë rritur për 8.61 për qind.
Nga numri i përgjithshëm prej 11.501 terminale POS, 42.09 për qind e tyre janë në Prishtinë, 8.36 për qind në Ferizaj, 7.92% në Prizren, 6.82 për qind në Pejë, 4.93 për qind në Gjilan, 3.32 për qind në Mitrovicë dhe 3.27 për qind në Gjakovë.
2.114.806 është numri i përgjithshëm i llogarive bankare në Kosovë.
1.970.667 llogari bankare janë individuale.
144.045 janë llogari afariste.
98.40 % e llogarive bankare janë të rezidentëve.
1.60% e llogarive bankare janë të jorezidentëve
31.505 llogari bankare janë të jorezidentëve, prej të cilave 30.711 janë llogari individuale dhe 794 afariste.
4.94% është rritur numri i llogarive bankare për një vit në Kosovë.

507 është numri i përgjithshëm i bankomatëve në Kosovë.
Shpërndarja e bankomatëve në qendrat kryesore të Kosovës
36.52% në Prishtinë
6.45 % në Prizren
6.05% në Pejë
5.66% në Ferizaj
5.08% në Gjilan
4.30% në Mitrovicë
3.91% në Gjakovë
12.084 është numri i përgjithshëm i terminaleve POS(pika të shitjes) në Kosovë.
Shpërndarja e terminaleve POS në qendrat kryesore të Kosovës
42.09% në Prishtinë
8.36% në Ferizaj
7.92% në Prizren
6.82% në Pejë
4.93% në Gjilan
3.32% në Mitrovicë
3.27% në Gjakovë


T� tjera
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...





























