Ekonomi

900 euro lule për Dhurata Hoxhën

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 03 May 2018

Në Ministrinë e Integrimeve Evropianë duket se ambienti i punës po u duket fort i mërzitshëm. Por, jo për shumë kohë. Lulet që do t’i blejnë duket se do ta ndryshojnë këtë gjendje. Për këtë qëllim, do të shpenzohen afër 900 euro.

Ministria e Integrimit Evropian, në krye me Dhurata Hoxhën ka shpallur tender në vlerë prej 895 euro për furnizim me lule dekorative për nevoja të të KM/MIE-së, para këto që do të merren nga buxheti i vendit, shkruan Infokusi.com.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar MIE-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kanë aplikuar tri kompani, por fituese është zgjedhur D.P.T. “Say it ëith floëers”. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është prej datës 27 prill , kur edhe është nënshkruar e deri më 26 tetor të këtij viti./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy