Ekonomi

“Bananamenët” e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 02 May 2018

Vetëm për një vit, kosovarët hanë më shumë se 17 milionë kilogramë banane. E për tërë këtë sasi ata shpenzojnë miliona euro. Se ky produkt tropikal konsumohet shumë, e dëshmojnë edhe statistikat e importit që ka siguruar Infokusi nga Dogana.

Vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti në vend kanë hyrë mbi 5 milionë kilogramë banane, që kapin një shifër prej më shumë se 2 milionë euro. Ndërsa nga viti i kaluar janë importuar mbi 23 milionë kilogramë.

I tërë importi për këto banane, iu ka kushtuar qytetarëve 12 milionë e 546 mijë e 716 euro.

-Advertisement-

“Në vitin 2017 kanë hyrë 17 milionë e 781 mijë e 815 kilogramë banane në vlerë prej 9 milionë e 616 mijë e 573 euro, ndërsa në 2018-ën janë importuar 5 milionë e 434 mijë e 151 kilogramë banane në vlerë prej 2 milionë e 930 mijë e 143 euro”, thuhet në statistikat e Doganës.

Ekuadori, Kolumbia e Meksika, janë disa prej vendeve kryesore prej nga vjenë ky produkt. Ndërsa, vendet e tjera janë edhe Hondurasi, Kostarika, India dhe Tajlanda.

Por, jo vetëm në banane janë merakli kosovarët. Ata i konsumojnë në masë të madhe edhe mandarina e limonë.

Për dy vite në Kosovë kanë hyrë 27 milionë kilogram mandarina dhe limonë, vlera e të cilave kap shifrën prej 10.9 milionë euro. Krejt kjo sipas statistikave të importit.

“Në vitin 2016 janë importuar 14 milionë e 256 mijë e 888 kilogramë mandarina dhe limonë , ndërsa në vitin 2017 janë importuar 13 milionë e 43 mijë e 25 kilogram mandarina dhe limonë”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Vetëm mandarina sipas tij sivjet janë blerë nga kosovarët 9.5 milionë kilogram, që kapin shifrën prej 2.8 milionë euro. Ndërsa janë importuar edhe 3.4 milionë kilogramë limonë, me një kosto prej 2.1 milionë euro./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy