Ekonomi

Ministri Hasani premton pagë minimale prej 250 euro

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 01 May 2018

Se niveli i varfërisë është i lartë e se punëtorët në vend nuk trajtohen mirë e pranon edhe vet Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Por, beson se me aplikimin e pagës minimale prej 250 euro e me punë të përbashkët do të zgjidhen këto probleme, shkruan Infokusi.com.

Këto deklarime, ai i ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ministri Hasani ka thënë se në Këshillin Ekonomiko-Social janë dakorduar për nivelin e ri të pagës minimale në Kosovë, që do të jetë një pagë më e dinjitetshme. Gjersa ka shtuar se me punë të përbashkët do të krijojnë trajtim sa më të mirë të punëtorëve në çdo sektor.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për periudhën prej sa është në krye të ministrisë, dhe mbështetjen siq e quan ai të parezervë që MTI-ja u ka dhënë bizneseve.

“Duke ndihmuar dhe mbrojtur bizneset vendore, kemi mbrojtur dhe jemi kujdesur për punëtorët. Këto tetë muaj, sa jam në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kam vizituar shumë kompani, kam takuar shumë punëtorë me të cilët kemi folur për çdo hall që ata kanë gjatë punës.

Kjo më ka shtyrë që të ofroj mbështetjen time të parezervë për bizneset tona, por do të kërkojmë nga bizneset që të japin llogari para shtetit”, ka shkruar Hasani në Facebook./Infokusi.com

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy