Ekonomi

Haradinaj: Do ti gjejmë 2 milionë euro për pagat e punëtorëve të “Ferronikelit”

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 01 May 2018

Për rreth 820 punëtorë të “Ferronikelit”, 5 prilli i 2018-ës ishte dita e fundit që morën rrugën për në punë.  Prej asaj dite e deri në ndonjë vendim tjetër të menaxhmentit ata janë të papunë.

Madje, kjo ndërmarrje u ka borxh punëtorëve edhe rrogat për muajt mars dhe prill.

Por, duket se për ta Qeveria do të gjejë një zgjidhje. Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se do të gjenden mundësi ligjore që Feronikelit t’i japin 2 milionë euro për pagesat e rrogave të punëtorëve për muajt mars dhe prill, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

Këto premtime, kreu i ekzekutivit i bëri pas takimit me krerët e Sindikatës së Ferronikelit, takim në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Haradinaj deklaroi se mjetet që do të ndahen për pagesat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, do t’I ktheheshin më pas Qeverisë. Gjersa, shtoi se është e rëndësishme që “Ferronikeli” ta vazhdoj punën.

“Për simbolikën e ditës së sotme kemi pasur rastin të takojmë sindikatën e Feronikelit, kryetarin Fehmi Nika. Qeveria e Kosovës i ka borxh Feronikelit një shumë të caktuar, është si rimbursim i TVSh-së, me të cilën lidhen edhe pagat për muajt mars dhe prill

Besoj që do te gjendet zgjidhja e duhur për këtë në bazë të ligjit. Na intereson që Feronikeli të vazhdojë të operojë sepse janë 820 punëtorë dhe besoj që do të gjendet zgjidhja. Vërehet një dinamike në komunë, një seriozitet në punë dhe më vjen mirë që është kështu”, deklaroi Haradinaj gjatë këtij takimi.

Për gjendjen në “Ferronikel” u deklarua edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai nuk harroi që t’ia kujtoj Haradinajt që Qeveria t’i kryej sa më shpejtë obligimet financiare ndaj kësaj ndërmarrje. Gjersa, shtoi se e ka njoftuar Kryeministrin për projektet që po realizohen në komunën që ai drejton.

Lladrovci e garantoi kryeministrin se projektet që do të vijnë nga Qeveria, komuna e Drenasit do t’i realizojë shpejt dhe në mënyrën më të mirë.

“Kërkojmë nga qeveria dhe ministria e Financave, ne kemi informacione që ka një rimbursim Feronikeli që duhet me kryer Qeveria. Duhet të paguhen rimbursimet në mënyrë qe punëtorëve tu paguhen dy pagat e mbetura dhe të fillojë procesi i prodhimit, sa më shpejt ta kryeni këtë obligim”, tha LLadrovci.

Ndryshe, mësohet se “Ferronikeli” tash e dy vite ka qenë në prag të falimentimit dhe se punëtorët janë paguar 50 për qind më pak./Infokusi

 

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy