Lajme

“Vdekja” në protestë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 01 May 2018

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të KEDS në Mitrovicë, ka vendosur që paraqitjen e  tij në protestën e 1 Majit ta ketë ndryshe të tjerët.

Ai është mbuluar me flamurin e Kosovës ndërsa në kokë mban maskë që simbolizon vdekjen, shkruan Infokusi.com

Sipas tij arsyeja e kësaj paraqitje është shprehja e mllefit për kushtet jo të mira në punë.

-Advertisement-

I pari i sindikatës së punëtorëve të KEDS u ka kërkuar gjithashtu punëtorëve ti kërkojnë të drejtat e tyre

‘Mos i frikësoni nga askush, kërkoni të drejtat tuaja në punë’, ka thënë ai mes të tjerash./INFOKUSI

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera