Lifestyle

Mbështillini thonjtë me letër alumini dhe shikoni çfarë do të ndodhë me to

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 30 April 2018
Fëmijëve u thuhet të mos i shkundin duart pasi i lajnë sepse do u dalin fijet. Ndonëse termi nuk është i saktë, të gjithë e dimë se për çfarë bëhet fjalë, për ato fijet rreth kutikulave dhe thonjve që janë aq shumë të dhimbshme. Sigurisht që ky është një mit, sepse shkundja e duarve nuk nxit shfaqjen e fijeve, por nëse ju do i mbani duart në ujë për një kohë të gjatë, ose ngacmoni kutikulat atëherë, po, do të përfundoni me këto fije. Pasi ato shfaqen nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse t’i prisni me prefsen e thonjve, por ju mund të përandaloni daljen e tyre.

1. Vitamina E

Vitamina E njihet për efektin hidratues dhe ushqyes për lëkurën. Ajo që duhet të bëni është të merrni një kapsulë vitamine E , ta çani e me vajin e saj të lyeni kutikulat dhe lëkurën rreth thonjve.
2. Mos u përpiqeni asnjëherë t’i shkulni me dorë, sepse fija do të marrë për poshtë dhe ju do të përfundoni duke hequr pjesë të shëndetshme të lëkurës ! Do të ndjeni dhimbje, ndaj mënyra më e mirë është t’i prisni me prefse pasi ato të jenë zbutur.
3. Vaselinë
Remedy Daily rekomandon gjithashtu aplikimin e vazelinës direkt në lëkurë dhe ta mbështillni gishtin me letër alumini. Kjo do të parandalojë shfaqjen e fijeve nëse ju keni ngacmuar fijet.
4. Xhel Aloe Vera
Xheli i Aloe Verës është jashtëzakonisht hidratues dhe shumë efektiv kur bëhet fjalë për shërimin e problemeve të lëkurës. Thjesht aplikoni xhelin në kutikulat tuaja për të ndihmuar shërimin e tyre dhe për të parandaluar shfaqjen e fijeve të reja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera