Sport

Rummenigge, fjalët për Lewandowskin janë qesharake

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 30 April 2018

Robert Lewandowski është markuar relativisht mirë nga futbollistët e Realit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan infokusi.

Por kryetari i bordit ekzekutiv i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, ka hedhur poshtë spekulimet e mediave se sulmuesi është jashtë formes optimale.

LEXO EDHE: Top-5-së golat më të mirë të ‘El Clasico’

-Advertisement-

Ai tha se kjo është vetëm një çështje kohe para se ai të filloi për të goditur në rrjetat kundërshtare.

” Unë kam dëgjuar thashetheme qesharake” deklaroi Rummenigge në aeroport gjatë rrugës për Madrid.

‘Lewandowski ka shënuar 39 gola këtë sezon. Ne jemi të lumtur që ai është me ne edhe vitin e ardhshëm ai do të vazhdojë të luajë me ne. Ai është një makinë golash. Më kujtohet, për shembull, Gerd Muller, i cili ishte nr. 1 me të gjitha statistikat, jo vetëm në Bayern. Ju mund të zhvilloni tetë ose dhjetë ndeshje pa shënuar dhe mund të shënoni në një ndeshje të vetme dy apo edhe më shumë gola. I dëshiroj Lewandowskit që nesër të jetë në ditën e tij më të mirë”, ka thënë Karl Heinz Rummenigge.

Real Madrid dhe Bayern takohen nesër me fillim nga ora 20:45. /infokusi.com

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy