Ekonomi

Punëtorëve nuk po u respektohen të drejtat

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 30 April 2018

Punojnë, por të drejtat u shkelen me të madhe. Shumica e të punësuarve nuk kanë as një kontratë punë që do ta dëshmonte se ata punojnë diku. Të tjerë detyrohen që edhe në temperaturat më të larta gjatë verës të punojnë jashtë.

“Kampion” për shkelje të të drejtave të punëtorëve në vend po del të jetë sektori privat, sidomos në fushën e ndërtimtarisë dhe sigurimeve fizike, shkruan Infokusi.com.

Kështu së paku ka deklaruar për Infokusin, Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi.

-Advertisement-

Ibrahimi ka thënë për Infokusin se ka përmirësime në respektimin e të drejtave të punëtorëve, por se ende ka shumë punë në këtë drejtim.

“Në bazë të vlerësimit tonë, mbështetur edhe në statistikat tona, gjendja e respektimit e të drejtave të punëtoreve po përmirësohet edhe pse ka ende pune për të bërë”, ka thënë Ibrahimi.

Nuk është i vogël as numri i gjobave që janë shqiptuar në këtë vit. Ibrahimi deklaron se vetëm vitin e kaluar dhe tremujorin e parë të 2018-ës, Inspektorati ka lëshuar 289 gjoba.

“Në krahasim me vitin 2016 ,në vitin 2017 janë shqiptuar gati 100 gjoba më tepër. Ndërsa në tre mujorin e këtij viti(2018)janë shqiptuar 25 gjoba më shumë se në vitin paraprak”, ka thënë Kryeinspektori i Punës.

Ndërsa, për vlerat e këtyre gjobave, ai thotë se janë të ndryshme. Mirëpo, thotë se ka gjoba të shqiptuara edhe në mbi 20 mijë euro. /Infokusi

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy