Ekonomi

BQK:Remitancat shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 30 April 2018

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se flukset hyrëse të remitencave në Kosovë përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të financimit të huaj, duke dominuar kështu në diskutimet lidhur me burimet e rritjes ekonomike, zbutjes së hendekut të deficitit tregtar, uljes së nivelit të varfërisë në vend apo tërheqjes së investimeve të huaja.

“Kjo vëmendje e madhe kushtuar remitencave i atribuohet kryesisht madhësisë së këtyre prurjeve në raport me Bruto Produktin Vendor, natyrës së tyre të qëndrueshme krahasuar me flukset e tjera të financimit të huaj dhe efektit të tyre zbutës të varfërisë dhe papunësisë në vend”, thuhet në Materialin Studimor të BQK-së, përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë’, raporton RTKlive.

Gjatë periudhës 2004-2016, remitencat kanë shënuar një normë mesatare rritje vjetore prej rreth 6 përqind, ndonëse ecuria e tyre është subjekt i disa thyerjeve strukturore gjatë kësaj periudhe. Në periudhën 2005-2008, remitencat janë karakterizuar me një normë dyshifrore të rritjes që është luhatur në një interval prej 10 përqind-17 përqind. Ndërsa, në vitet 2009 dhe 2010, remitencat kanë shënuar rënie të lehtë vjetore që kryesisht rezultoi si pasojë e ndikimit të krizës financiare në vendet ku është e përqendruar diaspora kosovare. Viti 2011 shënoi rënien më të lartë historike të remitencave, me rreth 15 përqind, gjë që i’u atribua ndryshimit të metodologjisë se matjes së remitencave nga Departamenti i Statistikave (Banka Qendrore e Republikës së Kosovës). Që pas vitit 2011, remitencat janë karakterizuar me një normë rritjeje më të ngadaltë krahasuar me periudhat e mëparshme prej rreth 7 përqind”, thuhet në Materialin Studimor t BQK-së, përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë’.

-Advertisement-

Sipas BQK-së remitencat në Kosovë kanë ndikuar në zbutjen e deficitit tregtar të mallrave dhe shërbimeve, duke e mbuluar atë në një nivel rreth 38 përqind mesatarisht për gjithë periudhën 2004-2016.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy