Ministri i Tregtisë fton bizneset turke të investojnë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
18:07 | 27 April 2018
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka kërkuar nga bizneset turke që të investojmë sa më shumë në Kosovë. Ai këtë thirrje e ka bërë në Samitin Ekonomik të Ballkanit i cili po mbahet në Bursa të Turqisë. Gjatë këtij Samiti, ministri Hasani është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Turqisë, Hakan Çavuşoğlu nga i cili ka marrë edhe një mirënjohje.
Ministri Hasani në këtë samit, ka folur për arritjet e Republikës së Kosovës në në krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për të bërë biznes, reformat ligjore, balancin tregtar, certifikimin e produkteve për eksport.
“Dua t’i them disa fjalë rreth arritjeve të Kosovës dhe reformave ekonomike që i kemi bërë në vitet e fundit. Natyrisht Kosova ka bërë reforma të mëdha në ambientin e të bërit biznes, edhe në një raport të Bankës Botërore jemi renditur në top 10 vendet me reforma më të shpejta që janë bërë në ambientin e të bërit biznes. Kosova ka krijuar një ambient të mirë për të investuar, kemi bërë shumë përparime edhe në kompletimin e reformave ligjore. Ligjet që që po i hartojmë çdo ditë po bëjnë që Kosova të ketë një tretman edhe për prodhuesit që tu krijojmë kushte investitorëve nga jashtë”, ka thënë ministri Hasani. Ai ka treguar se Kosova është duke e zbatuar edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
I pari i MTI-së, ka thënë se 70 për qind e progresit i cili është vlerësuar nga BE, llogaritet të jetë progres i ministrisë që ai e drejton.
“Kemi ende shumë punë për të bërë. Nuk jemi shumë të kënaqur, për shkak të disbalancit tregtar. Kosova duhet te eksportojë më shumë, importi është shumë i lartë dhe po bëjmë shumë punë që të bëjmë një bilanc mes importi dhe eksportit, duke i certifikuar subjektet tona që të jenë konkurrent në tregun evropian”, ka theksuar ministri i Hasani.
Ai me këtë rast ka falënderuar Turqinë për investimet e shumta që ka bërë në Republikën e Kosovës.
“Jemi shumë falënderues për të gjitha investimet që janë bërë dhe kërkojmë që investimet të jenë më të larta sidomos tani që Kosova ka krijuar ambient të të të bërit biznes. Për prodhuesit që mund të investojnë në Kosovë i kemi hequr të gjitha barrierat.”, ka treguar ministri Hasani.
Ai e ka theksuar se Kosova është edhe udhëheqëse e CEFTA. Sipas tij, Kosova është e interesuar që të krijojë sa më shumë ura bashkëpunimi.
“Jemi të interesuar të krijojmë ura bashkëpunimi. Kemi qenë shumë konstruktiv dhe të bëjmë një treg të lirë, jemi munduar t’i heqim barrierat tarifore. Shfrytëzoj rastin që është një herë të kërkoj nga bizneset turke që të investojnë në Kosovë dhe do t’i japim përkrahje të plotë.”, është shprehur ai./INFOKUSI


T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































