Monedha që vlen shumë pak – duhet një çantë për të blerë një bukë
Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 27 April 2018
Sanksionet amerikane, trazirat e brendshme dhe politikat e gabuara financiare të ndjekur nga autoritetet vendase kanë bërë që bolivari, monedha venezueliane të zhvlerësohet me 99.9 për qind ndaj dollarit dhe euros.
Inflacioni preku pikun më të lartë në historinë e vendit amerikano-latinpka muaj më parë dhe për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia vendase, mjafton fakti se për të blerë një bukë, duhet në kuptimin e plotë të fjalës një thes me bolivar,
Në rrugët e Karakasit gjen të hedhura kuturru si mbeturina prerje të ndryshme, kryesisht 1000, vlera e të cilave e konvertuar është vetëm 0.03 dollarë amerikanë.
Pjesa më dërrmuese e venezuelianëve janë duke vuajtur pasojat e këtij zhvlerësimi, por jo një 25-vjeçar që ka emigruar në Kolumbi.
Wilmer Rojas përdor pikërisht kartmonedhat e bolivarit për të ndërtuar suvenire të ndryshme.
“Mund të përdor edhe letrat e gazetave apo revistave, por bolivari është më mirë. Është më i qëndrueshëm dhe për më tepër, nuk vlen fare. Njerëzit i hedhin sepse nuk vlejnë për të blerë asgjë, madje askush nuk i pranon më”, thotë ai.
Wilmer ndërton duke përdorur monedhën e vendlindjes së tij kapele, kurora, çanta, shporta dhe të tjera suvenire. Një kapele thotë ai kërkon qindra-mijëra prerje bolivarësh, që nuk i kushtojnë më shumë se 2-3 dollarë në total, por që të shndërruara në kapele, 25-vjeçari i shet për 10-15 dollarë. /tch/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...