Ekonomi

Një zëvendësministër pa telefon, MZHE shpall tender

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 27 April 2018

Është zëvendësministër, por nuk ka telefon.

Një prej zëvendësministrave në MZHE, duket se ka mbetur pa një të tillë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në krye me Valdrin Llukën ka shpallur tender në vlerë prej 680 eurove, për furnizim me telefon për një zëvendësministër, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar vet MZHE-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Infokusi ka provuar të kontaktojë me personin përgjegjës për këtë tender që të mësojë se për cilin zëvendësministër është fjala, por ata kanë qenë të paqasshëm.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kanë ofertuar tri kompani. Ndërsa fituese është shpallur kompania “N.SH KONTO T”.

Kontrata është nënshkruar më 24 prill 2018./Infokusi

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy