Sport

Lamtumirë legjendë!

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 27 April 2018

Pas gati 22 viteve që u bashkua me të rinjtë e Barcelonës nga qyteti i vogël i Fuentealbilla, Albacete, ai po largohet si një nga legjendat më të mëdha të klubit, shkruan infokusi.

Iniesta do të jetë pjesë e  historisë së fundit të Barcelonës pasi ai ishte një nga më të rëndësishmit, një figurë emblematike, dhe sukseset e tyre të fundit ku nga 14 sezone ai ka fituar katër Liga të Kampionëve.

Një meritë të madhe për suksesin  e tij e kishte edhe trajneri i njohur holandez Louis Van Gaal icili i dha mundësin e debutimit në tetor të vitit 2002.

-Advertisement-

VAN GAAL DANDO INSTRUCCIONES A INIESTA

Por me a rdhjen e Frank Rajkard,  Iniesta  duhej të priste kohën e tij, pasi shpesh fillonte nga banka rezervë, por në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2006, ai erdhi si asnjëherë më parë dhe luajti një rol të madh në kthesë.

Pastaj nën urdhërat e Pep Guardiola ai blindoi pozitën e tij në ekip, siç ishte e natyrshme për një lojtar që erdhi nga La Masia dhe ishte i përsosur për stilin e trajnerit spanjoll.

Më pas Iniesta së bashkua  me Xavi dhe Messi qe të tre u gjenden në podium për Topin e Artë.  Modeli i zhvillimit të të rinjve të Barcelonës filluan të kopjohen nëpër Evropë dhe ka pasur edhe një ndikim në nivel ndërkombëtar me kombëtaren e Spanjës gjithashtu.

BARÇA – BETIS. 1/4 IDA COPA DEL REY, BALON DE ORO

Edhe nën urdhërat e Luis Enrique ishte po aq i rëndësishëm sa edhe herave tjera,  i aftë për të papritura të cilat di ti bëj vetëm ai.

Mirëpo në fund ai vendosi të shkojë,  ai mund të kishte qëndruar një vit apo edhe më shumë, por ai ka preferuar të dilte me kokën lartë.

Gjithsesi ai do të mbetët një kapiten, superfutbollist, sportist i vërtet dhe mbi të gjitha legjend, /infokusi.com

Lamtumirë legjendë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera