Vendimet e Komisionit Disiplinor
Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 26 April 2018
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25 – 26. 04.2018 (ditë e mërkurë dhe e enjte) ora 12,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 21-22.04.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E ;
KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për lëshime në organizimin e ndeshjës ( recidiv ) së javës së ; XXVII-të , të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e klubit nikoqir- KF “ Liria “ nga Prizreni; ( hudhje e gjasendeve nga publika nikoqire dhe goditje nga prapa e asistentit të pare të ndeshjës ; Driton Preniqi në minutën e 83 )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1500 euro ( njëmijë e pesqind ) në bazë të Rregulklores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së vendimit- respetivisht pranimit të tij.
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve rrethi dytë ; VUSHTRRIA – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri dhe për manifestim të sjelljeve josportive të tifozerisë së tyre në ndeshjen e javës së ; XXV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – VUSHTRRIA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama në Kastriot (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e klubit të futbollit “ Vushtrria “ nga Vushtrria
DENOHET;
me të holla në shupë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – rrespektivisht pranimit të tij.
KLODIAN DERVISHI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica, me numër të ID kartelës; 009711M75, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga hapsira teknike – pankina nga ana e gjyqtarit ( reagime në vendimet e gjyqtarit dhe ofendime drejtuar asistentit ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit të përjashtuar Klodian Dervishi )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXVIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e klubit; hudhje e gjasendeve në fushë – shishe, kanaqe për çka edhe ndeshja ndërpritet për 7 minuta , pastaj në minutën e 75 erdhi deri të hyrja e spektatorëve në fushë për të ndërprerë lojën, ku si rrjedhojë e këtij momenti ndeshja serish ndërpritet edhe për 15 minuta për të larguar spektatoret nga fusha )
DENOHET
Me zhvillimin e ; 2 ( dy ) ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shiquesëve, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3.
TAHIR BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të ID kartelës 001144M77, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( reagime të njëpasnjëshme në vendimet e gjyqtarit kryesor, ku pas përfundimit të ndeshjes në prezencë të pjesëtarëve të plicisë i afrohet gjyqtarit kryesor Genc Nuza e kapë dhe shtërngon për dore, e ofendon me një gjuhë denigruese duke e fyer dhe kërcnuar, të njetat veprimi kryetarjeri T.Batatina pati edhe në zhveshtoret e klubit ndaj të njejtit gjyqtar. Madje gjatë largimit nga stadiumi tenton edhe ta sulmojë në prezencë të policisë, kontrollorit të referimit, delegatit të ndeshjes dhe asistentëve të lojës ) në ndeshjën e javës së ; XXVIII-të të valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit në procedure disiplinore ; Tahir Batatina )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika . 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi , gjegjësisht pranimit të tij. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 3.
MUHAMET REXHEPI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të ID kartelës 001413M88 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga hapsira teknike ( reagime dhe sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kruesor të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XXVIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të përjashtuar Muhamet Rexhepi )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disipolinore neni 40 paragrafi 1 pika 4.
BEKIM ISUFI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ DRITA “ nga Gjilsani me numër të ID kartelës; 005717M76 në procedure të inicuar disiplkinore nga ana e komisionit të garave për largim nga hapsira teknike – p[ankina ( sjellje josportive dhe reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XXVIII-të të valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit të përjashtuar Bekim Isufi )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 300 euro ( treqind euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së vendimit – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 26.04.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të vendimit. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
NAIM KODRALIU; kryetrajner në klubin e futbollit “ 2 KORRIKU “ nga Prishtinë në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive ( goditje e gjyqtarit me top qëllimisht në stomak pas përfundimit të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XXVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – VUSHTRRIA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e kryetrajnerit në procedurë Naim Kodraliu )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 500 euro ( pesqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht nga data e pranimit të tij. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 3 )
FESTIM GRAJQEVCI , lojtar i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi për kadet me numër të ID kartelës 003504M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1 ,në procedure të inicuar disiplinore për ndëshkim me karton të kuq ( lojë e qëllitë me dorë jashtë zones së portierit si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; FERONIKELI – DRITA e zhvilluar në Drenas ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Festim Grajqevci )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa – shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 26.04.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 26.04.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi
Të tjera
-
Siguria e Kosovës temë në takimin Rutte-Erdogan, përmendet kontributi i Turqisë në KFOR
Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin ...
-
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga prokuroria
Lidhja e mijëra kontratave njëburimore ka ngritur shqetësime për korrupsion. ...
-
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike
Grupi i Bankës Botërore publikoi sot Raportin për Klimën dhe Zhvillimin për g...
-
Osmani takohet me shqiptarë në Halifax: Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse
Presidentja, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Halifax të Kanadasë, u ta...
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...