Sport

Rrezik për Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 26 April 2018

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Bayernit me rezultatin 2:1 në udhëtim, por të gjithë e dinë se ende nuk ka mbaruar asgjë sa i përket kualifikimit, shkruan infokusi.

Ajo që ndodhi në çerekfinale kundër Juventusit është diçka më shumë se një paralajmërim për skuadrën e Madridit. Deri më tani këtë sezon, Los Blancos kanë fituar më shumë ndeshje dhe kanë humbur më pak, jashtë nga Bernabeu.

LEXO EDHE: Nora në finale

-Advertisement-

Pesë skuadra këtë sezon kanë shënuar fitore dhjetë kanë barazuar dhe 14-të skuadra janë mposhtur në kryeqytetin spanjoll.

Të martën e ardhshme është ndeshja më e rëndësishme  për Realin kur në Santiago Bernabeu e viziton Bayerni.

Herën e fundit kur bavarezët ishin në Madrid, ata arritën të rikthejn rezultatin nga ndeshja e parë prej 2:1, mirëpo u mposhtën në ekstra-time.

Edhe një fakt tjetër interesant është se madrilianët nuk dinë për fitore në shtëpi për më shumë se një muaj, kur kishin mundur Gironan.

Si dhe barazimet ndaj Atletico Madrid, Juventus  dhe Athletico Bilbao janë brengë për trajnerin Zinedine Zidane.

Këtë e dinë të gjithë në skuadrën e Realit se ndeshja e kthimit me Bayern Munich do të jetë përballja më e rëndësishme e sezonit. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera