Boksieri shqiptar, Nuri “Tyson” Seferi ka bërë zyrtare datën e meçit.

Nuri do të takohet me Tyolor Mobika, më 12 maj në Gabon të Afrikës.

“Të dashur miq, përgatitjet intensive tani janë në fazën finale. Më 12 maj, në Gabon të Afrikës do të ndeshem me boksierin më të mirë të vendit, Toylor Mobika, ku shpresoj se do ta kaloj me sukses këtë ndeshje mjaftë të vështirë”, ka shkruar Nuri Seferi në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Duke i besuar stërvitjeve që po i bën, shqiptari premton fitore në këtë duel.

41 vjeçari nga Gostivari, ka të zhvilluar 47 meçe; 39 fitore, 22 me KO, 8 humbje, një me KO.