Vendimet e Komisionit të Garave
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 24 April 2018
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.04.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 28-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj ndimës trajnerit të KF “Trepça ‘89” Klodian Dervishi me nr ID 009711M75 (motivi-largim nga bankina shkaku reagim dhe fyerje të rënda ndaj asistentit të parë në ndeshjen KF Gjilani – KF Trepça’89, e zhvilluar në Gjilan me datë 20.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj KF “Llapi” (motive – organizimi i dobët i ndeshjes, hedhje të gjësendeve në fushë, shishe Pvc, kanaçe dhe mjete të forta, ku së pari ndeshja është ndal për 7 min, pastaj në min 75 hyrja e shikuesve në fushë me qëllim të ndërprerjes së ndeshjes ku edhe është ndal ndeshja për 15 min shkaku i zbrazjes së tribunave nga shikuesit në ndeshjen KF Llapi – KF Drita, e zhvilluar në Podujevë me datë 22.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj kryetrajnerit të KF “Llapi “Tahir Batatina me nr ID 001144M77 (motivi -reagime të njëpasnjëshme dhe sjellje jo sportive ndaj referit të ndeshjes G.Nuza, në ndeshjen KF Llapi – KF Drita) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj përfaqësuesit të KF “Llapi” Muhamet Rexhepi (motivi – largim nga hapësira teknike e zyrtarit të klubit shkaku i reagimeve dhe sjelljeve jo sportive ndaj referëve të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj kryetrajnerit të KF ”Drita“ Bekim Isufi me nr Id 005715M76 (motivi- largim nga bankina shkaku i reagimeve jo sportive ndaj vendimeve të referit kryesor të ndeshjes G.Nuza) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj KF “Drita” (motivi- hedhje të shisheve dhe gjësendeve tjera të shikuesve në rastin e shënimeve të golave në fushë në ndeshjen KF Llapi – KF Drita) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.22 dt. 23.04.2018
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 23.04.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë, Kampionati 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 26-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi – hedhja e flakadanëve në fushë në min 7 dhe 24 kurse në min 52 është goditur asistenti A.Peshteri nga tifozeria mysafire “Forca” ku loja është ndalë për 10 min në ndeshjen KF KEK-u – KF Vushtrria, e zhvilluar në Kastriot me datë 21.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj kryetrajnerit të KF “2 Korriku “ Naim Kodraliu (motivi- qëllimisht godet me top në barkë referin kryesor A.Halilaj në ndeshjen KF Kika – KF 2 Korriku, e zhvilluar në Hogosht me date 22.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.18 dt. 22.04.2018
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e rregullt për çe...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...