Nadal vijon “mbretërimin” në Montekarlo
Autori: Gazeta inFokus
14:06 | 23 April 2018
Dukej diçka e pamundur, por Rafael Nadal ia doli të fitojë titiullin e tij të 11 në turneun Masters të Montekarlos, duke u konfirmuar si mbreti i fushave me dhe’ në tenis.
Në finalen e së dielës, numri 1 i botës mposhti me lehtësi Kei Nishikorin dhe tani do të kërkojë që të fitojë për të 11-n herë edhe dy turne të tjerë: atë të Barcelonës dhe Roland Garros, për t’u bërë përfundimisht një legjendë e këtij sporti.
Nadal e ka fituar turneun Masters të Montekarlos nga 2005-2012 dhe në periudhën 2016-2018. Vetëm 4 herë nuk ka mundur spanjolli të largohet nga Principata me trofe. Në vitin 2003 u eliminua në 1/8 e finaleve nga Guillermo Coria, në 2013 humbi në finale ndaj Djokovic, në 2014 u eliminua në çerekfinale nga Ferrer dhe në 2015 u mund në gjysmëfinale nga Djokovic.
Nga 11 triumfet në Principatë, 5 tituj 31-vjeçari i ka fituar pa humbur as edhe një set.
Statistikat e Nadalit në fushat me dhe’ janë të frikshme: tenisti nga Majorka ka fituar 36 sete në këtë sipërfaqe. Nga 76 titujt e fituar në karrierën e tij, 54 i ka siguruar pikërisht në fushat me dhe’. Për më tepër, në këtë lloj fushe Nadal ka një bilanc prek 396 ndeshjesh të fituara dhe 35 të humbura, që do të thotë 91.9% e ndeshjeve të fituara, duke e lënë pas Bjorn Borgun, i cili ka bilanc me 251 fitore e 41 humbje, ose 86% e ndeshjeve të fituara.
Për vitin 2018, Nadal ka luajtur 12 ndeshje, nga të cilat ka humbur vetëm një, atë ndaj Cilic në çerekfinalen e Australian Open.
Rafael Nadal e ka rimarrë tashmë vendin e parë në renditjen ATP dhe kjo do të jetë java e 171 e tij në këtë pozicion, duke kaluar John McEnroe, i cili ka mbetur në kuotën e 170 javëve si numri 1 i botës. Diferenca me Federer të vendit të dytë është vetëm 100 pikë dhe nëse Nadal nuk do të fitojë në Barcelonë, ku fitoi vitin e kaluar, atëherë do t’ia lërë zviceranit vendin e parë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























