Sport

Batatina: Më parë e shuaj klubin se sa shes lojë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 23 April 2018

Trajneri i KF “Llapit”, Tahir Batatina, ka thënë se lajmi i cili u dha paraprakisht nga një portal se klubi i tij ka shitur ndeshjen kundër KF Dritës, është përpjekje për të rrënuar imazhin e klubit.

“Një gjë duhet ta di qyteti, gjithë qytetarët dhe tifozët se ku ishte Llapi dikur dhe ku është sot”, ka thënë Batatina.

“Sa i përket krejt skandalit që ka ndodh unë jam në gjendje me kryesinë e klubit të Llapit me marr llogarinë edhe sot me marr me e zhduk at klub nëse ka pas diçka mes Llapit dhe Dritës, se s’ka pas dhe nuk do të ketë përderisa unë të jem në këtë klub”, është shprehur Batatina.

-Advertisement-

Batatina ka akuzuar gjyqtarin Genc Nuza, për gabimet që ka bërë ndaj klubit të tij në disa ndeshje të Superligës.

LEXO EDHE: Drenica e Prishtina fitojnë mysafirë, Flamurtari vendas

Mendoj se gjithë ky imazh i njerëzve po përpiqet të rrënohet me ato portale, që për klikime të tyre rrezikojnë imazhin e futbollit kosovar.

“Gjithë kjo është së pari në dëm të futbollit kosovar. Por i them këtij portali se kanë hasur sharrën në një gozhdë shumë të madhe”, ka thënë Batatina.

Duke arsyetuar se nuk bëhet fjalë për shitje të ndeshjes, Batatina ka thënë se “kemi mundur që ndeshjen ta lëmë të hënën, kur nuk ka tifozë”.

“As nuk kishim bërë thirrje publike për të mbledhur rreth 5 mijë shikues në tribuna dhe të shpenzojmë si Kryesi 680 euro për mjete piroteknike për atmosferë. Llapi shpenzon 350 mijë euro në vit për organizim”, ka thënë Batatina në KTV.

Llapi dje pësoi në shtëpi 1 me 3 nga Drita në një ndeshje shumë të tensionuar në Podujevë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera