Fun & Video

Banorët nuk e tejkalojnë shpejtësinë, dhurohet falas radari i policisë

Autori: Gazeta inFokus 00:10 | 22 April 2018

Një person i panjohur është përkujdesur për një barcoletë me një radar mobil në Burgdorf të Zvicrës, që po bën xhiron në rrjetet sociale. Idenë kreative të të panjohurit e ka pritur me humor edhe vetë policia zvicerane.

Një lexuese e rregullt e të përditshmes zvicerane “20 Minuten”, në rrethinën e Burgodfit, tek një radar mobil ka hetuar një fletë të ngjitur me një shkrim mbi të. Në fletë shkruhej: “Jepet falas”.

E pyetur nga gazeta në fjalë, policia zvicerane ka pohuar se ende nuk ka dëgjuar për fletën e ngjitur në radar, por se kjo ide i është dukur argëtuese, përcjellë albinfo.ch. Mbetet e paqartë nëse policia gjatë ditës së sotme do ta heqë nga radari fletën e shkruar: “Kemi shumë pak kohë për tu marrë me delikte të tillla”, ka deklaruar një nëpunës policor.

-Advertisement-

Në Kantonin e Bernës, vozitësit drejtojnë shumë më qetë se sa në kantonet tjerë. Në një mijë banorë, këtu shpejtësinë e tejkalojnë mesatarisht 95 prej tyre. Më së shpeshti në Zvicër nga radarët fotografohen banorët e Schaffhausenit, tek të cilët një banor, brenda vitit shpejtësinë e tejkalon mesatarisht 2,4 herë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera