Lifestyle

Bashkëkohore dhe për të gjitha kohët: Frizura të shkurtra për meshkuj (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 21 April 2018

Frizurat e shkurtra ofrojnë mundësi të shumta krijimi.

Nga dukja relaksuese, e shprishur deri te elegantja: ekzistojnë një sërë frizurash të thjeshta, klasike deri te mundësitë moderne për meshkuj.

Më e rëndësishme është t’i jepet formë frizurës e cila do t’ju përshtatet – por që të duket njësoj mirë kur është e formësuar në mënyrë relaksuese si edhe kur e bartni kur keni të veshur këmishën dhe kravatën,  transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

E thjeshtë, pa tufa

Michael Fassbender na ka bindur me frizurën e tij të shkurtër klasike e cila tërësisht zbulon fytyrën e tij të bukur. Kjo frizurë është për të gjitha kohët, mund të bartet në të gjitha rastet dhe shpejt thahet në ajër.

Shkallë-shkallë

Ish-anëtari i grupit “Take That”, Gary Barlow, bart flokë të shkurtër anash, ndërkaq flokët të gjatë në majë të kokës. Është i qethur shkallë-shkallë dhe flokët janë mjaft të gjatë që të mund të formojnë vijën anash.

Këshillë: Kjo frizurë është posaçërisht atraktive kur bartet me mjekër – gjë që nuk është për takime afariste, por është e përsosur për dalje në vikend me ndokënd të veçantë.

Elegante me xhel

Joshës kulmor: Ylli hollivudian Leonardo Di Caprio. Ky njeri rrezaton pozitivisht me karizmin dhe dukjen e tij.

Cila është shenja mbrojtëse e dukjes së tij? Frizura e tij elegante, e krehur mirë, moderne: flokët janë të gjatë, të krehura anash dhe me shumë pomadë apo xhel.

Kaçurrelat

Ai është njëri ndër fatlumët me flokë kaçurrel natyral: Orlando Bloom. Për të bashkë me kaçurrelat, nevojiten edhe flokë pak më të gjatë – rreth 5–7 cm në majë të kokës dhe rreth 2,5 cm anash kokës.

Formësimi është shumë i thjeshtë: E gjitha që duhet të bëni është që të ndrydheni dyllin në flokë, dhe frizura është gati!

E thepisur

Ricky Martin bart frizurën me thepa. E rëndësishme: Flokët anash duhet të jenë shumë të shkurtra, ndërkaq flokët në majë të kokës rreth 2–3,5 cm, në mënyrë që majat të mund të formësohen në thepa me xhel apo me dyllë.

Thepat mund t’i formësoni në shumë drejtime dhe të çrregullt – kjo frizurë duket e përsosur në flokë të hollë dhe të butë. Spërkatni frizurën me llak për flokë për të qëndruar gjatë tërë ditës.

E shprishur

Ylli i filmit “Muzgu”, Robert Pattinson qëllimisht formëson flokët e veta paksa në mënyrë kaotike. Mënyra e tij e formësimit: Me gishta i ngre dhe i ndan disa tufa flokësh.

Këshillë: Tërhiqni disa tufa përpara për dukje të flokëve të palëmuar: klasike, duke seksi “sikur sapo të jetë ngritur nga krevati”!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera