Mbyllet panairi “Prishtina 2018”
Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 21 April 2018
Sot ka qenë dita e fundit e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018” i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), i cili ka nisur prej datës 18 prill 2018.
Pjesëmarrësit në këtë panair u shprehën të kënaqur me interesimin dhe kushtet e ofruara në këtë panair tre ditor.
Refki Jakupi, menaxheri regjional i fabrikës së çokollatave “Kamila Chocolate”, për KosovaPress është shprehur i kënaqur me numri e vizitorëve që kanë shprehur interesim për produktet e tyre.
“Jemi shumë të kënaqur, kemi pasur shumë vizitor, ne gjithmonë e përkrahim panairin e Odës Ekonomike, ka pasur vizitor prej të gjitha rajonet e Ballkanit, prej Maqedonisë, Shqipërisë, prej Serbisë. Janë të interesuar shumë. Kompani jonë i ka 86 për qind që bënë eksporti jashtë Kosovës, vetëm 14 për qind bëjmë në Kosovë. Fabrika jonë ka 100 punëtorë. Produktet tona veç i dinë njerëzit sepse i kemi në të gjitha pikat në Kosovë. Ka pasur të interesuar edhe për firmën tonë sepse kanë dëgjuar për “Kamila” se çfarë kualiteti kemi”, u shpreh ai.
Ai shtoi se janë të kënaqur shumë me kushtet e ofruara në këtë panair, dhe se përsëri do marrin pjesë vitin e ardhshëm.
Nga Italia për herë të parë në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2018” kanë marrë pjesë edhe kompania “Ëeighpack” dhe “Pietribasi”, ku kanë prezantuar makineri të ndryshme për mbushje.
Gerta Begaj, promovuese e këtyre dy produkteve ka deklaruar se janë të kënaqur me interesimin e vizitorëve kundrejt produkteve të tyre.
Ajo tha se ky panair ka qenë mundësi e mirë për promovimin e produkteve të tyre, derisa theksoi se do vazhdojnë të marrin pjesë përsëri në organizimin e radhës të këtij panairi
“Kemi makineri të ndryshme për mbushje, mbushjen e qumështi, mbushjen e llojeve të ndryshme të lëngjeve, pluhur, edhe domethënë gaz…Jemi shumë të kënaqur ka pasur mjaftë interesim meqenëse për herë të parë jemi këtu edhe nuk ka shumë konkurrencë, domethënë është mjaftë i kënaqshëm interesimi nga ana e klientëve…Besoj që do marrim pjesë prapë edhe ka shumë kushte të mira për promovim”, u shpreh ajo.
Mbi 5 produkte të ndryshme në këtë panairi janë prezantuar edhe nga “Elkos Group”. Berat Ujkani, përfaqësues i kësaj kompanie tha se fal këtij panairi kanë shkëmbyer kontaktet me kompani të ndryshme rajonale për eksportimin e produkteve të tyre.
“Ne si eksportues i viti 2017 në këtë panair kemi marrë pjesë me 5 industri tona, fabrika e qeseve, edhe materialeve plastike, fabrika e palomave, fabrika e ushqimeve, fabrika e mishit gjithashtu, fabrika jonë në Xërxë që merret me konservim të pemëve dhe perimeve. Interesimi i pjesëmarrësve ka qenë shumë i madh, mundësitë për eksport gjithashtu veç kemi ndërtuar kontakte për eksport në shtete të ndryshme të rajonit dhe botës”, ka deklaruar Ujkani.
Përfaqësuesi i kompanisë “Elkos Group” u shpreh se kushtet në këtë panair kanë qenë solide.
Mirëpo jo shumtë të kënaqur me interesimin e vizitorëve për panairin janë shprehur përfaqësuesit e fabrikës së detergjenteve “City”.
Leureta Gashi, drejtoreshë e shitjes në këtë kompani tha se mungesa e informacioneve për mbajtjen e këtij panairi ka ndikuar edhe në numrin e vogël të vizitorëve.
Ajo shton se ky panair nuk po bën sa duhet për promovimin e prodhimeve vendore.
“Ne kemi prezantuar produkte higjienike, ku jemi ne prodhues këtu, ku prodhojmë 330 barkode…Jemi të kënaqur deri diku, për arsye se në panair nuk ka shumë informacione që është duke u mbajtur panairi ajo ndoshta ka ndikuar në pjesëmarrjen jo shumë të madhe të konsumatorëve. Planifikojmë të marrim pjesë prapë, kushtet nuk janë edhe shumë të këqija por jo sa duhet me i përkrahë prodhimet vendore”, u shpreh Gashi.
Ndryshe, në këtë panair kanë marr pjesë gjithsej 174 kompani, prej tyre 70 janë nga Serbia dhe vetëm një nga Shqipëria.
Panairi ka qenë i hapur nga 18 prilli 2018 deri më sot, ndërsa prezenca e madhe e kompanive serbe në këtë panair ka ngjallur reagime të shumta nga përfaqësuesit e bizneseve.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...