Sport

Presidenti Vokrri dhe sekretari Salihu në ndeshjen humanitare dhe gala darkën në Gjenevë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 21 April 2018

Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA) dhe Kombet e Bashkuara (OKB) janë bërë bashkë për të organizuar një ndeshje futbolli me qëllim solidariteti dhe humaniteti  në Gjenevë si dhe në bashkëpunim me Republikën dhe kantonin e Gjenevës, shkruan infokusi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot, më 21 prill 2018. Të dy ekipet do të udhëhiqen nga kapitenët legjenda të futbollit Luís Figo dhe Ronaldinho, ndërsa trajnerë janë Carlo Ancelotti dhe Didier Deschamps. Po ashtu do të marrin pjesë edhe shumë futbollistë me nam . Ndërkaq, nga FFK-ja në këtë event dhe gala mbrëmje do të marrin pjesë presidenti z. Fadil Vokrri dhe z. Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm, e ku do të jenë të pranishëm  edhe presidentët dhe sekretarët e të gjitha federatave anëtare të UEFA-s.

LEXO EDHE: Shpërblehet Donjeta Sadiku

-Advertisement-

Kjo ndeshje po zhvillohet për të dëshmuar rolin e paçmuar që futbolli luan në shoqëri dhe zhvillimin social. Të gjitha të ardhurat nga kjo ndeshje, si dhe nga darka gala dhe ankandi dixhital, do të shkojnë  për të mbështetur Fondacionin e UEFA-s për fëmijët dhe do të përdoren në mënyrë specifike për të financuar projekte ndërkombëtare humanitare dhe të zhvillimit . Të gjitha federata anëtare të UEFA-s do të mbështesin këtë Fondacion në mënyrë dhe forma të ndryshme. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera