Sport

Shpërblehet Donjeta Sadiku

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 21 April 2018

Donjeta Sadiku jo vetëm që është boksierja jonë më e mirë, por është edhe në mesin e sportistëve më të mirë në përgjithësi. Synimi i saj është arritja e normës olimpikë për “Tokio 2020”. Për ta përkrahur në këtë drejtim, Ministria e Sporti e ka ndarë shumën prej 12.300 eurove.

“Me këtë marrëveshje Ministria e Sportit do ta financojë sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për përgatitjen e sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi.

Mbështetja për sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talenteve të rinj, të cilët me punën e tyre të suksesshme po arrijnë  të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare”, ka shkruar ministri Kujtim Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera