Sport

Kaja i Lirisë i gatshëm për sfidën me Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 21 April 2018

Ervis Kaja, që në pranverë u bashkua me Lirinë dhe u shqua me lojë të mira, pas një lëndimi që pati, kthehet i gatshëm të ndihmojë skuadrën.

Ai, nuk ka luajtur që nga ndeshja me Flamurtarin, ku edhe shënoi gol, shkaku i lëndimit në stërvitje (theu hundën), dhe iu desh të rikuperohej, pas operimit.

Kaja, shprehet i gatshëm nëse do të jetë i angazhuar, të jep kontributin në ndeshjet e radhët të kampionatit.

-Advertisement-

“Ndjehem mirë dhe jam i gatshëm të ndihmojë grupin, nëse më jepet rasti”, tha Kaja, të premten pas stërvitjes.

Ai, deri në fund të stinorit, do të paraqitet me maskë, për të mos rrezikuar ndonjë lëndim eventual.

Theksojmë se Liria ditën e sotme do të luajë si mysafirë i skuadrës së Feronikelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera