Mesazhet e Gjuriqit gjatë vizitës së tij në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 21 April 2018
Serbia nuk ka hequr dorë nga arritja e qëllimeve të saj politike, duke përfshirë edhe formimin e komunave serbe njëra nga qëllimet më të rëndësishme, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverisë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ai kujtoj se Beogradi ka vendosur të pres dhe të shohin nëse do të fillojë formimi i AKS-së nga Kosova.
“Një nga parakushtet kryesore që kjo të ndodhë nën planin e zbatimit është se Prishtina rregullon kuadrin ligjor të saj. Le të shohim nëse kjo do të ndodhë në tre muajt e ardhshëm dhe nëse ata po thonë të vërtetën kur po pretendojnë se po donë ta formojnë AKS-në”, tha Gjuriq gjatë vizitës së tij në Mitrovicën e Veriut.
Tutje, Gjuriq ka thënë se Beogradi ka shprehur dyshimet në lidhje me qëllimet e Prishtinës, duke shtuar se ai nuk beson se ekziston vullnet politik për të formuar AKS-n, sepse, siç thotë ai kanë kaluar pesë vjet që kur Prishtina nuk ka lëvizur asnjë hap për të zbatuar këtë marrëveshje.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, ne do të vazhdojmë presionin politik dhe do të vazhdojmë të luftojmë me armët tona më të fuqishme për kombin serb në Kosovë…”, ka thënë Gjuriq.
Ai tha se Serbia pesë vitet e mëparshme ka qenë më aktive se kurrë më parë për të ndihmuar popullin serb në Kosovë dhe kjo do të vazhdojë pasi nuk ka përkrahje nga Kosova.
“Mendoj se kjo është një nga arsyet se pse disa qarqe politike në Prishtinë nuk korrespondojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Nuk ka asnjë qëllim serioz nga Prishtina për të formuar AKS-në dhe mendoj se kjo paraqet një lloj manovrimi politik dhe diplomatik që synon për të hequr presionin ndërkombëtar nga Prishtina”, ka thënë Gjuriq.
Kujtojmë, se kjo ishte vizita e dytë e Gjuriqit në Kosovë pas pashkëve ortodokse. Gjithashtu, Gjuriq ishte arrestuar dhe dëbuar për në Serbi më 26 mars të këtij viti, pasi nuk kishte përfillur ndalimin e hyrjes në Kosovë nga autoritetet kosovare.
=
Të tjera
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...