Lajme

Shpërthim tritoli në derë të shtëpisë drejtorit të burgjeve

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 20 April 2018

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Ahmetaq të Fushë-Krujës.

Mësohet se lënda plasëse ishte vënë në ambientet e jashtme të banesës private të Nazmi Demirxhiut, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Në momentin e shpërthimit e gjithë familja ka qenë në banesë. Paraprakisht nuk raportohet për persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë.

-Advertisement-

Një hetim ka nisur për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera