Edhe Jose Mourinho reagon për lamtumirën e Wenger
Autori: Gazeta inFokus
16:08 | 20 April 2018
Jose Mourinho ka përshëndetur Arsene Wenger, pasi trajneri i Arsenalit njoftoi se do të largohet nga klubi këtë verë. Portugezi i ka kërkuar francezit të qëndrojë në lojën e futbollit. Ky duet trajnerësh janë përplasur vazhdimisht, gjatë gjithë karrierës së tyre, por Mourinho thotë se gjithmonë ka pasur respekt për Wenger, duke këmbëngulur se përplasjet kanë ardhur si rezultat i admirimit të ndërsjellë për njëri-tjetrin.
Në të vërtetë, Mourinho ka rezervuar disa prej shakave të tij më të egra për francezin, duke e quajtur atë një “soditës” dhe një “specialist në dështim”. Megjithatë, ai ka lëshuar një deklaratë të gjatë për të ardhmen e Wengerit, duke këmbëngulur se ruan nderim të lartë për francezin, me të cilin do të ndeshet për herë të fundit, kur Arsenali të vizitojë “Old Trafford”, në fund të prillit.
LEXO EDHE: Reagimi i Pep Guardiolas për lamtumirën e Wenger
“Nëse ai është i lumtur, edhe unë jam i lumtur; nëse është i trishtuar, jam edhe unë i trishtuar. Gjithmonë dëshiroj më të mirën për kundërshtarët e mi. Gjithmonë uroj më të mirën. Nëse ai është i kënaqur me vendimin që ka marrë dhe duket përpara kapitullit të ardhshëm të karrierës dhe jetës së tij, jam shumë i lumtur për të.
Z.Wenger dhe Arsenali ishin për shumë vite rivalët më të mëdhenj të epokës së Sir Alex. Jam shumë i sigurtë se ne si klub do t’i tregojmë Wengerit respektin që meriton”, – tha Mourinho për gazetarët. Kur u pyet për një keqardhje të mundshme, që Mourinho mund të ketë në lidhje me sjelljen e tij ndaj Wenger, ai shtoi:
“Nuk është për keqardhje, unë mendoj se pyetja juaj është një pyetje tipike, nga dikush që nuk ishte në këtë anë, nuk ka qenë trajner dhe lojtar, që nuk e njeh mënyrën se si e respektojmë njëri-tjetrin, edhe kur nganjëherë nuk duket sikur nuk e bëjmë. Lojtarët marrin kartonë të verdhë dhe të kuq nga veprimet agresive kundër njëri-tjetrit në fushë, shkëmbejnë fjalë të këqija gjatë karrierës. Edhe trajneri është i njëjtë, por në finale të gjithë e respektojmë njëri-tjetrin. Më shumë ato janë probleme që mbeten brenda fushës së blertë”.
Në lidhje me atë që ka arritur trajneri francez në “Emirates”, Mourinho shton: “Unë e di se çfarë do të thotë të fitosh tre tituj në Premier League dhe shtatë “FA Cup”, atë që ai bëri në Japoni dhe Francë, atë që solli në futbollin francez dhe atë që ai i dha Arsenalit në periudhën pa Premier League, kalimi nga stadiumi në stadium, ne e dimë atë që ai bëri. Nëse ai është i lumtur me vendimin, unë jam shumë i lumtur dhe shpresoj se nuk do të tërhiqet nga futbolli”.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































