Lajme

Kosova nuk i do shkencëtarët?

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 20 April 2018

Në Kosovë është formuar Ministria e Inovacionit, por investimet në hulumtime dhe zbulime janë thuajse zero.

Kështu konstatohet në Raportin e Progresit për Kosovën këtë vit, shkruan Infokusi.

“Shpenzimet për hulumtime janë praktikisht jo ekzistuese. Kosova duhet të rritet ndjeshëm investimet në kërkime dhe inovacione (aktualisht vetëm 0.1% të PBB-së), dhe të krijojë lidhje midis institucioneve akademike dhe sektorit privat”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Aktualisht, sipas të gjeturave të raportit, ekziston një zbrazëti e madhe mes nevojave të tregut dhe përgatitjes së kuadrove. Të diplomuarit në institucionet arsimore nuk posedojnë aftësi të duhura për tregun e punës.

Raporti përmend se në shtator të vitit 2017, u krijua Ministria e Inovacionti dhe Ndërmarrësisë, e cila u ngarkua me përkrahjen e sipërmarrjes dhe iniciativa private përmes inovacionit, me fokus në zhvillimin e prodhimit dhe shërbimeve të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme./Infokusi.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera