Lajme

Rama: Kosova duhet ta ketë forcën e vet të armatosur

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 19 Prill 2018

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije se qëndrimi i çdo zyrtari të huaj që viziton Prishtinën është që Kosova duhet t’i ketë Forcat e Armatosura si çdo shtet tjetër.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se transformimi i FSK-së do të ndodhë shumë shpejt.

Se si do të arrihet deri te ky qëllim, Rama ka thënë se kjo është në duart e politikës.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se FSK-ja është gati për transformim dhe po pret vendimin politik.

“Si komandant i FSK-së mund të them se në aspektin profesional ne jemi gati”, ka thënë Rama.

Ai i ka ftuar edhe deputetët e komunitetit serb të shkojnë tek elektorati i tyre dhe të shohin se sa ka punuar FSK-ja për ta.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy