Auto&Tech

Apple ka një iPhone X sekret

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 17 Prill 2018

Apple ka ndërtuar një version sekret të iPhone X që nuk është publikuar kurrë.

Ky iPhone misterioz nuk është përmendur asnjëherë nga Apple dhe është zbuluar përmes disa dokumenteve, që tashmë janë të hapura.

Vitin e kaluar Apple zbuloi iPhone X, telefonin më i shtrenjtë dhe më i fuqishëm se kurrë.

-Advertisement-

Ai është në ngjyrat e zakonshme, argjendtë apo hirtë, por ka dhe një model të tretë sekret gjithashtu. Sipas dosjes së publikuar nga Komisioni Federal i Komunikimit në SHBA ka dhe iPhone X Gold.

Telefoni mendohet se ka “ngecur” për çështje prodhimi, prandaj Apple e ka hequr këtë ngjyrë, për të mos i shtuar vetes dhimbje koke.

Megjithatë nuk është ende e qartë sa vonë është marrë ky vendim. Para publikimit të famshëm, u përfol që Apple do të nxirrte produktin me tri ngjyra. Edhe më herët ngjyra e artë ka qenë si mundësi për pajisjet iPhone.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy