Sport

Joshua kërkon në ring Wilder dhe Fury

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 17 April 2018

I lodhur nga deklaratat e thashethemet e shumta, boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, ka reaguar sot ndaj dy personave që e “kërcënojnë” dhe kërkojnë me ngulm në ring.

Ai u  shpreh se gjërat nuk zgjidhen me bisedime por me sfida në ring. “Kur je boksier, nuk mund të anashkalosh disa gjëra. Rivalët e mi flasin shumë”, tha Joshua në një intervistë për “Sky Sport”.

Më tej, kampioni i botës shtoi: “Ndonjëherë fjalët përdoren si karikim, por kur i dëgjon shpesh ato, duhet t’i lësh të rrjedhin pas shpine edhe pse të vrasin. Edhe pse po tregohem shumë profesionist, nuk i anashkaloj dot, pasi kam instiktin e luftëtarit. Ndonjëherë duhet të tregohesh i mirë, por ndonjëherë është mirë t’i ballafaqosh me këta tipa dhe kjo është ajo që unë po pres me padurim”.

-Advertisement-

“Unë shpresoj që Tyson Fury të rikuperohet sa më shpejt dhe të jetë gati për të dueluar sa më shpejt. Për sa i përket Wilder, ne jemi duke negociuar për një përballje dhe ta zhvillojmë këtë sfidë. Njerëzit flasin shumë, por është më mirë që ne t’u japim fund fjalëve duke u përballur në një duel”, u shpreh më tej Anthonu Joshua, 21 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, që më 31 mars mundi Anthony Parker, në duelin e fundit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy