Sport

Shqipëria miqësore me këtë skuadër

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 16 April 2018

Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për tu luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, shkruan infokusi.

Përballë do të jetë përfaqësuesja e Jordanisë e cila vjen në Shqipëri për tu ndeshur me ekipin e drejtuar nga mister Christian Panucci.

LEXO EDHE:Mou tregon për transferimet e Man Utd

-Advertisement-

Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të UEFA NATIONS LEAGUE, si dhe dy ballafaqimet miqësore.

Federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe zyrtarizojnë zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Jordani. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera