Kombëtarja U16 e mbyll me fitore turneun në Irlandën e Veriut
Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 16 April 2018
Një fitore e dy humbje (njëra e pamerituar) është bilanci i Kombëtares së Kosovës U16 në konkurrencën e femrave në Turneun Zhvillimor që u mbajt në Irlandën e Veriut nën përkujdesjen e UEFA-s, shkuran infokusi.
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit, që u zhvillua dje, Kombëtarja jonë shënoi fitore kundër Luksemburgut, me rezultat 2:1. Vashat tona e nisën lojën shumë mirë, me aksione të rrjedhshme dhe arritën të krijojnë epërsi prej dy golash në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Indrita Starabanja nga penalltia, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Rrezona Ramadani. Në pjesën e dytë kundërshtaret e rritën presionin, por vashat tona e administruan mirë lojën, megjithëse Luksemburgu arriti ta ngushtojë epërsinë në fund.
LEXO EDHE: Titulli kampion mbërrin 5 javë përpara në Paris
Pas përfundimit të këtij turneu ja se çfarë deklaroi përzgjedhësi i Kombëtares U16, Kushtrim Munishi: “E kemi parasysh që kjo grupmoshë posa ka filluar me stërvitje dhe me gara në futboll, prandaj jemi të vetëdijshëm se duhet ende shumë punë, posaqërisht në klube. Sa i përket këtij turneu mund të them se ka qenë shumë i suksesshëm.
Qysh në ndeshjen e parë kundër Irlandës së Veriut, edhe pse humbëm nuk kemi qenë aspak inferior. Lojën kundër Ishujve Faroe e kemi dominuar në çdo aspekt dhe me siguri do ta fitonim sikur ata të mos e shkelnin rregulloren për ndërrim të obliguar të lojtareve. Për këtë gjë pritet të bëhet edhe raport në UEFA për shkeljen e rregullores nga Ishujt Faroe. Ndërkaq, edhe ndeshja e tretë kundër Luksemburgut ka qenë përmbledhje perfekte e lojës tonë, të cilën e kemi përgatitur gjatë punës tonë me këto futbolliste, të cilat i kanë kryer detyrat e tyre në përpikëri, për çka edhe i përgëzoj”.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...




































