Sport

Pajaziti lëshon pe kur janë në pyetje pikët

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 15 April 2018

Drenica ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit (2:0) duke bërë edhe një hap drejt qëllimit të saj, shmangies së barazhit.

Trajneri i skuadrës nga Skenderaj, Sadat Pajaziti është shprehur i kënaqur me tri pikët e reja, megjithëse nuk janë arritur me lojën që do ta dëshironte ai.“Një infuzion i mirë edhe pse loja ishte anemike dhe jo shumë e mirë e për këtë po ndikon edhe fusha që nuk po na lejon ta luajmë lojën tonë.

Erdhën tri pikë që kemi pasur shumë nevojë. Më shumë më kënaq të mos luajmë mirë e të fitojmë në momentin që gjendemi sesa të luajmë mirë e të lëshojmë pikë. Shpresoj të kemi fytyrë tjetër në ndeshjet tjera”, ka thënë Pajaziti pas ndeshjes. Në javën e ardhshme Drenica është mysafire e Besës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera