Sport

Mohamed Salah thyen dy rekorde në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 15 April 2018

Mohamed Salah i ka thyer dy rekorde në Premierligë me golin që e shënoi dje në fitoren e Liverpoolit në ndeshjen kundër Bournemouth.

Mo Salah realizoi golin e dytë në fitoren 3-0 që Liverpooli e arriti  kundër Bournemouth.

Kjo bëri që Mohamed Salah të bëhet lojtari i parë afrikan që arrin t’i shënojë 30 gola në një sezon të vetëm në Premierligë.

Ky rekord mbahej nga Didier Drogba, i cili në sezonin 2009-10 kishte arritur t’i shënonte 29 gola me Chelsean.

-Advertisement-

Po ashtu, egjiptiani është lojtar i parë që e arrin shifrën e 30 golave në top pesë ligat evropiane këtë sezon.

Ai vendosi edhe një rekord tjetër duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënon gol në 22 ndeshje të Premierligës brenda një sezoni të vetëm.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera