Lajme

Veseli në mbështetje të sulmit në Siri

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 14 April 2018

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbështetur sulmin ushtarak ndaj Sirisë, të ndërmarrë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Pamjet e përdorimit të armëve kimike, Veseli i ka quajtur tronditëse.

“Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Asadit. Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe. Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë”, ka shkruar ai,

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera