Lluka pjesë e konferencës vjetore të investimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe
Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 14 April 2018
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka zhvilluar vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u prit nga Ministri i ekonomisë së këtij vendi, Sultan Bin Saeed Al Mansoori, Princi dhe Shekui, Ahmed Dalmook Al Maktoum dhe disa personalitet të tjera.
Lluka dhe homologu i tij, Mansoori ranë dakord për finalizimin e marrëveshjes për promovinin dhe mbrotjen e investimeve në mes të dy vendeve përkatëse.
“Gjithashtu, të dy ministrat u dakorduan, që të finalizohet nënshkrimi i marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve, në mes të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, si marrëveshje bazë për tërheqje të investimeve dhe krijim të kushteve të përshtatshme për kompani investuese”, thuhet në një pjesë të kumtesës për media.
Më poshtë komunikata pa ndërhyrje:
Ministri Lluka morri pjesë në ‘Konferencën Vjetore të Investimeve’ në Emiratet e Bashkuara Arabe
Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sultan Bin Saeed Al Mansoori, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, morri pjesë në konferencën vjetore Annual Investment Meeting në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga 9-11 Prill 2018.
Gjatë punimeve të konferencës, Ministri Lluka u prit në takim nga Ministri Al Mansoori me të cilin diskutoj për domosdoshmërinë e rritjes së investimeve të kompanive nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me theks në fushën e energjisë, minierave dhe ujërave. Ministri Lluka gjatë takimit ka njoftuar homologun e tij për masat që kanë ndërmarrë institucionet e Republikës së Kosovës, me qëllim të përkrahjes së investimeve të huaja dhe krijimit të lehtësirave për kompanitë e huaja që operojnë në Kosovë. Gjithashtu, të dy ministrat u dakorduan, që të finalizohet nënshkrimi i marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve, në mes të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, si marrëveshje bazë për tërheqje të investimeve dhe krijim të kushteve të përshtatshme për kompani investuese.
Gjithashtu, gjatë punimeve të konferencës, Ministri Lluka ka zhvilluar takim të ndara me Ministrin e Ekonomisë të Sulltanatit të Omanit, Al Sunaidi si dhe Ministren e Ekonomisë dhe Tregtisë së Republikës Federale të Nigerisë, Aisha Abubakar. Ministri Lluka njoftoj Ministrin Al Sunaidi dhe Ministren Abubakar, për mundësitë që ofron Kosova për investime, si dhe kërkojë nga të njëjtit thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Ministri Lluka dhe Ministri Al Sunaidi, respektivisht Ministrja Abubakar, u dakorduan që të iniciojnë nënshkrimin e marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve në mes të Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Omanit, gjegjësisht Republikës Federale të Nigerisë.
Gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministri Lluka po ashtu ka zhvilluar takim me Kryetarin e Bordit të Odes Ekonomike të Dubai, z. Salif Al Ghurair, dhe Presidentin e Odes Ekonomike të Dubai, z. Hamad Buamin, nga të cilët ka kërkuar promovimin e mundësive që ofron Republika e Kosovës si dhe nxitjen e kompanive nga Emiratet për të investuar në Kosovë, me theks në projektin e Brezovicës, infrastrukturë dhe ujëra. Ministri Lluka dhe Kryetari Al Ghurair u pajtuan që brenda këtij viti të zhvillohet Forumi i përbashkët i Bizneseve, me qëllim të krijimit të rrjetit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të kompanive kosovare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për më tepër, Ministri Lluka gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka zhvilluar takime me Princin e EBA dhe Sheikun Ahmed Dalmook Al Maktoum i cili shprehu interesimin për të investuar në projektet me energji të ripërtrishme dhe ato energjetike në përgjithësi. Takimet vazhduan me Kryetarin e Këshillit Ndërkombëtarë të Investitorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Jamal Saif Al Jarëan, ekzekutivin e Fondit Investiv të Abu Dhabi, përfaqësues të kompanive me renome, ndër të tjera kompanitë investive “Group Loukil”, “Jumairah Group”, “Dubai Investment” dhe “Lulu International”, të cilat i ka njoftuar me mundësitë që ofron Kosova, njëkohësisht, u ka shprehur vullnetin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, për të krijuar lehtësira dhe kushte të volitshme, për të gjitha kompanitë, të cilat vendosin të investojnë në Republikën e Kosovës.
Në fund, Ministri Lluka dha intervistë për gazetën prestigjioze, Financial Times rreth mundesive dhe sfidave që ka Kosova.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...