Ja si i ndryshoi karrierën kapiteni Lorik Cana portierit francez
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 11 April 2018
Portieri i Bordeaux, Benoit Costil, ka dhënë një intervistë për mediet franceze. Ai foli për momentin ku kishte mbërritur në Francë me skuadrën e Caen në sezonin 2007-08, pak rëndësi ka kjo për tifozët shqiptarë, pasi 30-vjeçar njihet shumë pak, ose aspak në vendin tonë.
Në fakt, na bëri përshtypje deklarata e tij. Ai foli dhe tha disa fjalë të mëdha për kapitenin legjendar të Shqipërisë, Lorik Cana. Ky i fundit ishte pjesë e Marseille në kohën që portieri ishte pjesë e Caen. Ai thekson se para lojtarëve të këtij ekipi dhe kapitenit Cana ndihej si një bebe. Këtë gjë e thotë, pasi nuk ishte aspak i mbushur me muskuj, por shumë larg konstruktit fizik të lojtarëve të Marseilles.
LEXO EDHE: Tovërlani tregon kampionin e Superligës së Kosovës
“Në Marseille kur isha me Caen, para ndeshjeve në tunel, ndihesha si një bebe… Shihja Lorik Canën, Steve Mandanda, Zenden, Djibrili Cisse, i thoja vetes kjo nuk është e mundur, në një duel ajror do të shkatërrohesha. Prej atij momenti vendosa të merrja më shumë masë muskulore dhe fitova rreth 10 kg”, – u shpreh portieri i ekipit francez.
Duket se takimi me Canën dhe shokët e tij të ekipit ka qenë një pikë kthese e rëndësishme për “gardianin e portës”. Në sezonin 2007-08, Cana ka qenë pjesë e ekipit të Marseilles, madje ka qenë kapiteni i francezëve. Kapiteni ka lënë një emër shumë të mirë në Francë dhe të gjithë kanë respekt për të.
Ai luajti me Marseillen deri në vitin 2009, më pas kaloi në Premier Leaguen angleze ku luajti një vit me ekipin e Sunderland-it. Shqiptari ishte kapiten në klubin ishullor. Një sezon në kampionatin më të fortë në botë dhe kalimi në Turqi te skuadra e Galatasarayt.
Në Turqi nuk kaloi një vit me stabilitet, diçka të tillë e kërkoi në Itali. Firmosi me Lazion dhe kaloi 4 vite me ulje dhe ngritje, një vit me Nantes dhe karriera e tij u ndal aty. Cana është një emër shumë i dashur për shqiptarët, pasi ka bërë shumë për kombin tonë. Ai është një nga figurat më emblematike të kombit shqiptar.
Të tjera
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...