Sejdiu: Ende s’ka asgjë zyrtare për rrëzimin e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 11 April 2018
Grupi i Deputetëve të Pavarur ende nuk ka qëndrim nëse do ta mbështesin ose jo një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës. Kjo për faktin, se ende nuk kanë asnjë iniciativë zyrtare, pavarësisht deklarimeve publike të partnerit opozitar LDK-së, se shumë shpejt do ta iniciojnë një mocion mosbesimi.
Shefi i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, e ka quajtur hipotetike derisa nuk ka asgjë zyrtare as nga LDK-ja e as nga ndonjë grup tjetër parlamentar për ndonjë nismë për rrëzimin e Qeverisë.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se qeverisja aktuale nuk është duke trajtuar tema të rëndësishme, por po merret si gjithmonë me tema periferike dhe që nuk e ndreqin mirëqenien e qytetarëve.
“Krejt çka po thoni ju është hipotetike, asgjë s’ka ndodhur…s’ka asnjë…jo ata publikisht po flasin, por nuk kemi asnjë lëvizje sa i përket ndonjë iniciative e cila sigurohet që bëjmë një hap sa i përket diskutimeve për qeverinë dhe të ardhmen. Në fakt, konteksti i krijuar në Kosovë pas arrestimit të Gjuriqit është kontekst i cili ije si pasoj e kërcënimit të listës për dorëheqje nga Qeveria, pra një qeveri minorancë. Në fakt, edhe në fillim kur është themeluar kjo qeveri ju kemi treguar se nëse kemi Listën Serbe si pjesë të qeverisë dhe me Listën Serbe formoni Qeverinë atëherë jeni peng i vendimeve të Vuçiqit dhe nëse kemi qenë kundër që Qeveria të formohet me Listën Serbe atëherë duhet të aplikojmë të njëjtin parim edhe kundër Qeverisë. Pra nuk duhet të jemi instrument të Vuçiqit në mbarëvajtjen e punëve tona. Derisa LDK apo kushdo tjetër nuk organizon apo nuk ndërmerr diçka, për mua është hipotetike”, u shpreh ai.
Sejdiu ka folur edhe për inicimin e projektligjit për referendumin, të cilin e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm, ani pse të njëjtën nismë e kanë paralajmëruar edhe ish-partia e tyre, Lëvizja Vetëvendosje.
“Projektligji për referendumin është një ecje përpara, një nismë e mirë ligjore dhe kushdo që të procedon qoftë ne qoftë LVV mendoj që është një e mirë për vendin. Nuk mendoj që duhet të bëhet ky diskutim se kush po e bënë, mendoj që është i domosdoshëm ky ligj për vendin tonë. Ne si deputet, si grup kemi nisur edhe ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore. Mendoj që kjo është një hap përpara për të rregulluar çështjet e kuvendit”, u shpreh ai.
Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të shpallë referendum në pajtim me Ligjin për referendumin. Ligji për referendumin përcakton rregullat dhe procedurat, të cilat nuk janë paraparë në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































