Lajme

Vihet gurthemeli i objektit të QMF-së, në fshatin Milloshevë

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 10 April 2018

Ndërtimi i këtij objekti të QMF-së, në fshatin Milloshevë mjaft i nevojshëm për punonjësit dhe banorët dhe fshatrave për rreth, tregon edhe një herë përkushtimin e qeverisjes aktuale për të shtri investimet në të gjithë sektorët në komunën tonë.

Funksionalizimi i hapësirave të pashfrytëzuara, krijimi i hapësirave të reja, po ashtu plotësimi me staf profesional si dhe investimi në aparatura dhe materiale të tjera shëndetësore, dëshmon për ndryshimin drastik të gjendjes në sistemin shëndetësor.

Në prononcimin e tij gjatë vënies së gurthemelit, kryetari i komunës, Xhafer Gashi, tha se investimi në këtë objekt do të lehtësoj punën e stafit shëndetësor në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore.

-Advertisement-

Nga ana tjetër drejtori i shëndetësisë, Ibush Mjekiqi, tha se ndërtimi i kësaj hapësire do të lehtësoj punën e stafit shëndetësor, po ashtu do të rris efikasitetin në shërbime.

Ndërtimi i QMF-së në fshatin Milloshevë është donacion nga Kuwajti.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy