Sport

Guardiola ndez super përballjen, Man City – Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 10 April 2018

Pep Guardiola është shfaqur në konferencë për shtyp për t’u deklaruar për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Manchester City, befasoi të gjithë duke u mposhtur 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Liverpoolit në ‘Anfield Road’.

Trajneri spanjoll, premton se skuadra e tij do të bëjë gjithçka, pavarësisht ecurisë së ndeshjes.

-Advertisement-

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë – të përpiqemi të sulmojmë, t’i ndërpresim kundërsulmet. Ne treguam edhe në ndeshjen e fundit që jemi në gjendje të krijojmë shumë shanse, madje në pak minuta”, ka deklaruar Guardiola.

LEXO EDHE: Cila është e ardhmja e Fernando Torres?

“Nëse ne pranojmë gol, nuk do të dorëzohemi. Ne e kemi dëshmuar disa herë, që mund të krijojmë shanse në një periudhë të shkurtër”.

“Unë nuk mendoj se duhet të flasim shumë për motivimin. Mënyra se si ata luajtën gjatë gjithë sezonit tregoi se çfarë ata duan të bëjnë. Skuadra ime është e jashtëzakonshme, skuadra ime nuk krahasohet me shumë të tjera, është në top””.

“Pavarësisht se çfarë ndodhë deri në fund të sezonit, është kënaqësi të jesh pjesë e këtij ekipi”.

Man City dhe Liverpool takohen sonte në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 20:45. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera