Lajme

Kodi i vjetër Penal “shpëtoi” klanin “Pronto”

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 10 April 2018

Prokuroria e Shtetit e ka ditur që në fillim të hetimit se pjesëtarët e klanit “Pronto” nuk mund t’i ndjekin për korrupsion.

Ishte pak më shumë se një vit nga parashkrimi i dy veprave penale kur Prokuroria e Shtetit kishte dalë me komunikatë se ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, dhe zyrtarë të tjerë që kryesisht janë pjesë e PDK-së po hetoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim ndikimi, shkruan sot Koha Ditore.

Por rreth një vit pas të dy veprat për të cilat PSH-ja kishte njoftuar se po e heton këtë grup ishin parashkruar. Kjo pasi që në kohën kur kanë ndodhur bisedat e aferës “Pronto” në fuqi ka qenë Kodi i vjetër Penal. Të dyja këto vepra me Kodin e vjetër kanë qenë të dënueshme deri në 3 vjet, ndërsa në Kodin e ri janë të dënueshme me 5 respektivisht 8 vjet. Pasi që për të akuzuarit përdoret dënimi me i favorshëm, i bie që PSH-ja qysh në vitin 2016 e ka ditur së këto vepra do të vjetërsoheshin për t’u gjykuar.

-Advertisement-

Vepra për të cilën po akuzohen tash 11 zyrtarë e ish-zyrtarë të lidhur me PDK-në është shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës në bashkëkryerje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera