Sport

Magani ka një mesazh për Starovën

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 07 April 2018

Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepçës ’89 ka barazuar pa gola në fushën e Feronikelit.

Pas sfidës, trajneri i ekipit mitrovcas, Gugash Magani ka thënë se u përballën dy prej tri apo katër skuadrave më të mira në Vala Superligë, teksa ka kritikuar sulmuesin, Oto John.

“Sot u zhvillua një ndeshje shumë luftarake. Për mua kanë luajtur dy skuadrat nga tre apo katër më të mirat. Çdo gjë ishte korrekte në fushë. Por, një skuadër që pretendon titullin duhet t’i fitojë edhe të tilla sfida. Ne i patëm rastet për të shënuar, Johni të paktën do të duhet të kishte shënuar. Por, përveç që humbet rastin, nuk më vjen mirë për mënyrën sesi e përcepton lojën pastaj”, deklaroi Magani për SuperSport.

Tutje, ai foli edhe për homologun e tij te Feronikeli, Sulejman Starova, që të dy nga Shqipëria.

-Advertisement-

“Vetëm në përballje 90 minutshe ne jemi armiq në thonjza, pastaj jemi shumë miq. Sulon e kam shumë mik. Tash e prapa jemi miq dhe i dëshiroj shumë sukses në drejtimin e Feronikelit. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për asnjë moment nuk kam qenë racist për lojtarët kosovarë që i kisha në Shqipëri”, përfundoi Magani. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera