Publikohen për herë të parë pamjet ku banonte bosi i drogës dhe ku fshihej kokaina
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 07 April 2018
E ndyrë, e shkretuar, me karrige të thjeshta plastike, divanë të dalë boje dhe korridore plot me kokainë.
Po flasim për banesën ku fshihej El Chapo, bosi meksikan i drogës, i cili tashmë po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Nju Jork.
Në pamjet e publikuara për herë të parë në NBC, shihet aksioni i përbashkët i policisë meksikane dhe asaj amerikane për të kapur Joaquin Guzman në shkurt të vitit 2014, në Culiacan.
Atëherë, El Chapo arriti të shpëtonte nëpërmjet një tuneli dhe policia ngeli vetëm me pamjet e bananeve jeshile të rreme, që përdoreshin për të kontrabanduar kokainë.
Fotot nga vendi i fshehtë tregojnë sendet e çuditshme që zotëronte bosi meksikan.
Në njërën prej tyre, hetuesit gjetën një thes të zi me qindra banane jeshile, që brenda kishin kokainë.
Ata gjetën edhe shumë armë, që nga automatikët e deri te një pistoletë me xhevahirë që kishte inicialet e El Chapo-s.
Njëri prej agjentëve të policisë që ishte pjesëmarrës në këtë aksion, thotë: “U habita shumë, pasi vura re që nuk i lejonte vetes gjëra luksoze. Ishte një banesë shumë e thjeshtë.
Tavolina e karrige plastike dhe asgjë që mund të presësh nga një bos droge”.
Edhe pse në operacionin në fjalë El Chapo u arratis, ai u kap më vonë gjatë vitit 2014 në një plazh në
Mazatlan.
Të tjera
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...