Lajme

Kanadaja e tronditur pas vdekjes së 14 hokeistëve në një aksident

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 07 April 2018

Të paktën 14 persona humbën jetën pasi një kamion u përplas me autobusin ku ndodheshin lojtarë të një ekipi hokeji, sipas policisë kanadeze, shkruan DPA.

Policia nuk dha detaje për numrin e viktimave, që u raportua nga gazeta ”Globe and Mail”.

“Mund të konfirmojmë vetëm se ka viktima nga pasagjerët e autobusit si edhe një numër të plagosurish. Nuk mund të konfirmojmë numrin e këtyre viktimave”, tha policia kanadeze.

-Advertisement-

Aksidenti ndodhi në provincën qendrore Saskatchewan, pranë qytetit Tisdale.

Mosha e lojtarëve të ekipit të hokejit ”Broncos” ishte 18-21 vjeç.

Me anë të një deklarate ekipi tha se bëhej fjalë për një ”tragjedi të pabesueshme”.

“Ekipi ynë është i tronditur me këtë humbje të pabesueshme”, deklaroi presidenti i ekipit, Kevin Garinger.

Edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau shprehu ngushëllimet e tij.

“Nuk mund ta imagjinoj sesi do ta presin këta prindër dhe mendimet e mia shkojnë te të gjitha ata të prekur nga kjo tragjedi i tmerrshme”, tha Trudeau.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera